Juventusi humbi nga Milani pas ekzekutimit të penaltive në Superkupën e Italisë, ndërsa Gianluigi Buffon është shprehur i frustruar me dështimin për ta fituar trofeun.
Kapiteni mendon se Zonja e Vjetër është dashur ta fitonte Superkupën në duelin e zhvilluar në Doha të Katarit.
“Është dashur të kuptonim se kemi mundur ta përfundonin ndeshjen në 25 minutat e para”.
“Milani po vuante asokohe dhe ne kemi mundur t’i japim fund. Mirëpo, pas atyre 25 minutave të dominimit, ishte një duel shumë i barabartë. Ata treguan përkushtim dhe luajtën mirë”.
“Është turp, sidomos sepse ne ishim në avantazh si në kohën normale, ashtu edhe në penalti”, është shprehur portieri legjendar. /Telegrafi/