Gianluigi Buffon e ka vlerësuar lart formën e skuadrës së Interit, të cilët kanë bërë shtatë fitore radhazi në Serie A.
Interi do të jetë mysafirë i Juventusit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23 të Serie A dhe Buffon mendon se ndeshje do të jetë shumë e vështirë, pasi Nerazzurrët janë të fortë dhe më në formë se Barcelona dhe Real Madridi.
“Tani ne do të luajmë kundër Interit, forma e të cilëve tani është më e mirë se e Barcelonës dhe Real Madridt”, ka thënë 39-vjeçari për Sky Italia pas fitores të ekipit të tij ndaj Sassuolo.
“Do të jetë ndeshje shumë e vështirë, ne i respektojmë ata”, përcjell Telegrafi.
“Ata janë të fortë dhe këtë e treguan edhe në ndeshjen e parë të sezonit ndaj neve”, përfundoi Buffon. /Telegrafi/