Telegrafi

Buffon: Bernardeschi do të bashkohet me ne

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka thënë se ylli i ri i Fiorentinës, Federico Bernardeschi, mund të bashkohet me Juventusin vitin e ardhshëm.

Bianconerët kanë qenë të lidhur me lojtarin në verë, ndërsa me të në listë flitet se është edhe Domenico Berardi.

Buffon tha se lojtari do të bashkohet ndoshta me klubin e Juves në verë.

Buffon është i afërt me italianin e ri

Portieri ishte mysafir në festivalin e Sanremos, ku e dha një çmim.

“Ndoshta Bernardeschi do të bashkohet me ne vitin e ardhshëm”, ka thënë Buffon. /Telegrafi/