Telegrafi

“Bucit i dridhesh”, Santiana përfshihet në një debat me Gani Gërminë

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku sot (e martë) e ka akuzuar Gani Gërminë se ai e ka nominuar mbrëmë atë në ‘Prime’.

“100 për qind jam e sigurt se ti më ke nominuar mua, dostat e tu ti i nominon”, ka thënë Santiana.

Kurse, gazetari e humoristi u sqarua duke e mohuar këtë gjë.

Foto: Screenshot/YouTube

“A je e sigurt se të kam nominuar? Ti mendo çfarë të duash, nuk ta kam frikën të ta pranoj se të kam nominuar”, tha Ganiu.

Lexo po ashtu "Mbaj mendimet për vete" - prishen raportet mes Shqipes dhe Adrit?

Më pas Santiana, ia ktheu: “Ti me ke nominuar edhe mua edhe Bucin, këtij i dridhesh”.

Foto: Screenshot/YouTube

Santiana përkundër se ndërpreu raportin me Bucin, po vazhdon akoma të qëndrojë pas tij.

Ata janë akoma aleatë në lojë, ndonëse ruhen ndaj njëri-tjetrit duke qëndruar më në distancë. /Telegrafi/