Site icon Telegrafi

Buci thotë se Blero do të ndahet edhe nga e dashura e re

Blero muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje të re dashurie.

Me hyrjen e tij në Big Brother VIP Kosova 2, këngëtari ka vazhduar të flas për partneren e tij të re, pa zbuluar identitetin e saj.

Banorja tjetër e BBVK, Vesa gjatë një diskutimi me Bleron në ditët e para i tha autorit të “Fotografia” tha se të dashurinë e tij e ka mikesh dhe se e di që është në lidhje me të.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Dhe Vesa mbrëmë ka biseduar me Bucin dhe Gani Gërminë në dhomën e gjumit, ajo i kërkoi falje shoqes së saj para kamerës për debatin me Bleron.

Lexo po ashtu Shqipja për Ganinë: Nuk e duroj kur më afrohet, më kap ankthi

Buci dhe Ganiu më pas kanë ndërhyrë duke thënë që të mos brengosej për këtë sepse Blero do të ndahet edhe nga e dashura e fundit.

“Hajt motra ime se ti shoqe do do ta kesh gjithë jetën, por ky shyqyr që ka hyrë brenda se deri tani ish harruar ajo”, ka thënë Ganiu, ndërkohë, Buci i tha: “Ai ka mu nda”.

Ndryshe, kujtojmë që partnerja e Bleros ka reaguar disa herë me postime në rrjete sociale duke treguar përkrahje për këngëtarin në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së famshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version