‘Darka e të Nominuarve’ ka përballur banorët me njëri-tjetrin, ku nuk munguan as pyetjet e sikletshme e thumbuese.
Ylli Dervishit iu bë një pyetje rreth lojës së tij, për faktin se shpesh thuhet se i shfrytëzon konkurrentët.
“A i përdorë të gjithë banorët për lojë apo vetëm ata tek të cilët sheh diçka?”, ka qenë një pyetje drejtuar tij.
I njëjti theksoi se i përdor të gjithë për lojë, përfshirë edhe Santianën e Ylli Dervishin.
“I përdori të gjithë për lojë, varet prej ditëve se çfarë situatash prodhojnë ata. I përdori të gjithë ty (Besi) edhe Santianën, dhe gjithë të tjerët”, tha ai mes tjerash.
Me Santianën duket se ka rregulluar raportet sërish pas ngjarjes së tyre të fundit, ku u përfshinë edhe partnerët e tyre.
Ata filluan të distancohen nga njëri-tjetri pasi këtë ia kërkoi partnerja, Bucit. /Telegrafi/