Telegrafi

Buci me pyetje provokuese për Santianën: A do kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Një situatë e papritur ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku Ylli, njëri prej banorëve, ka hedhur në lojë një pyetje mjaft të pazakontë për banoren Santiana Maloku.

Ai, me një qasje provokuese, i ka drejtuar asaj pyetjen: “A kishe fjetur me mua për ta rritur çmimin për 30 mijë euro?”

Përgjigja e Santianës ndaj kësaj pyetjeje të drejtpërdrejtë ishte e prerë dhe pa hezitim – ajo e hodhi poshtë mundësinë duke deklaruar se nuk do të bënte diçka të tillë, as me Yllin e as me ndonjë banor tjetër të shtëpisë.

Ylli, duke u shprehur me një ton të qetë dhe duke dukur se e trajton pyetjen në mënyrë hipotetike, shtoi se për të nuk do të kishte rëndësi nëse personi në fjalë do të ishte burrë apo grua; ai do të pranonte të bënte këtë veprim nëse do të kishte si shpërblim një çmim monetar.

Lexo po ashtu "A do me ardh me mua në banjo me këqyr çka po bëj", Edona e ashpër me Blerandon gjatë një debati në BBVK

Kjo bisedë e çuditshme mes dy banorëve ka nxitur reagime të ndryshme në shtëpi dhe ndër shikuesit e spektaklit, duke pasqyruar njëkohësisht dinamikat e komplikuara dhe situatat e ndërkompromisit për rritjen e çmimit të madh në “Big Brother”.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte. /Telegrafi/