Ylli Dervishi dhe Blero kanë pasur një debat të ashpër pas spektaklit të djeshëm (e hënë).
Ata kanë diskutuar duke thumbuar njëri-tjetrin, gjersa Buci theksoi se nuk do të largohet nga shtëpia pa e nxjerrë këngëtarin e njohur.
Ylli po ashtu nuk i besoi artistit 45 vjeçar në rastin me Linda Halimin, e cila e akuzoi se tentoi të shkonte me të në dhomën e hotelit.
Për më shumë, më poshtë ua sjellim një pjesë nga biseda e tyre:
Ylli Dervishi: “Unë Blero jam në nominim që dy javë ditë dhe kjo nuk bëhet nami, njëjtë për mua. Po unë po e kam inati një gjë se po dua të mbaj dietë e po i pritoj të enjtes që të ha darkë prapë”.
Blero: “Shko tek shtëpia”.
Ylli Dervishi: “Nuk shkoj tek shtëpia pa të larguar ty, Blerim Muharremi”.
Blero: “I ke ngulur shumë njerëz brenda, është faji i tyre, po i dëgjojnë pallavrat e tua”.
Ylli Dervishi: “Më mirë pallavrat e mia se sa me të dëgju ty duke folur palidhje”.
Blero: “Për këtë gjë vendos publiku”. /Telegrafi/