Gjatë spektaklit të natës së sotme (e premte) të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video-material me protagonistë kryesorë Santianën, Bucin.
Por, si Santiana, ashtu edhe Buci e ka mohuar të ketë diçka mes tyre.
“Këta sulmojnë aq keq, prekin njerëz brenda e jashtë sepse është pjesë e lojës së tyre”, u shpreh ai.
Ylli Dervishi tutje vazhdoi: “Unë mendoj se jam shumë mirë në lojë, është pjesë e lojës time. Sa i përket ndjenjave ndaj Santit, nuk kam ndjenja për një muaj, por më rrihet me të më së shumti sepse ajo më kupton për gjithçka”.
Banorët e tjerë gjithashtu dhanë mendimet e tyre pas afërsisë së madhe që kanë parë.
Disa nga ta janë të bindur se janë të dashuruar e kanë kimi me njëri-tjetrin.
Edhe Santi nga ana e tjetër e mohoi, duke thënë se e ka partnerin jashtë dhe se e do shumë. /Telegrafi/