Ylli Dervishi dhe Santiana Maloku lirshëm mund të thuhet se janë dy nga personazhet më të komentuar në Big Brother VIP Kosova 2.
Të njëjtit janë komentuar shpesh për veprimet e tyre, e madje edhe janë gjykuar nga banorët e tjerë.
Buci më parë kishte bërë disa gjeste kundrejt bukuroshes gjakovare, të cilat u bënë virale në rrjet.
Ndonëse mori një letër nga partnerja e tij dhe e takoi live në BBVK, duket se ai nuk ka të ndalur.
Konkurrenti ka qenë në lavanderi së fundmi me Santianën, të cilën siç shihet e prek në zonë intime me këmbë.
Ylli më pas e shikon kamerën dhe e ul kokën sërish, përkundër se në video vërehet qartë.
Santiana nga ana tjetër është larguar, duke mos komentuar fare këtë pjesë. /Telegrafi/