Telegrafi

Buci i jep këshilla Adrit: Nuk do lejoja askënd të hynte në mes meje dhe gruas time

Ylli Dervishi i njohur për publikun edhe si Buci është një prej banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 që përfshihet vazhdimit në debate.

Ai së fundmi pati një diskutim me Adrin, me të cilin foli për raportin që këngëtari ka me partneren e tij Ilirianën.

Buci i tha që sipas tij ai nuk po e trajton mirë Ilirianën duke e lënë jashtë debateve të tij dhe të anashkaluar sidomos pas raportit shoqëror që Adri ka krijuar me banoren nga Shqipëria, Shqipe Hysenaj.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

“Nuk e di qysh ia ke qit rrethin kësaj pune veç unë nuk kisha pas qejf që ti me dal keq për një lojë, unë për vete nëse e kisha pas gruan brenda nuk do e lejoja askënd të hy në mes, me pas gruan time këtu nuk do e kisha Santianën dhe Besin kaq miq, do kisha shoqëri me ta por jo kaq të afërt, dikush me e kundërshtuar gruan time nuk do kishte shanca, se nëse nuk e respekton shtëpinë tënde, nuk  mund ta respektosh askënd”, i tha Buci.

Ndërkohë, Adri tentoi që të arsyetohej duke thënë se ndonëse llogaritën si një lojtar i vetëm ai dhe Iliriana e kanë secili lojën e tyre.

Lexo po ashtu Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

“Unë edhe Iliriana nuk jemi në pushim këtu, jemi në Big Brother, i them të mos ndërhyj në debatet e mia sepse ajo nuk e di se çfarë jam ka mendoj, duhet me më respektuar”, tha mes tjerash Adri.

Ndryshe, kujtojmë që këtë janë në nominim janë të gjithë banorët e shtëpisë dhe njëri prej tyre pritet të eliminohet këtë të premte. /Telegrafi/