Site icon Telegrafi

Buchanan nuk luan me Club Brugge, mbrojtësi mes Interit dhe Man Cityt

Objektivi i Interit dhe Manchester Cityt, Tajon Buchanan nuk ishte i përfshirë në fitoren 6-1 të Club Brugge ndaj RWDM të premten mbrëma, kështu që thashethemet për largimin e tij të mundshëm në janar intensifikohen.

24-vjeçari nuk ishte as në stol të premten mbrëma dhe mediat italiane dhe belge besojnë se vendimi i Ronny Deila është i lidhur ngushtë me një largim të afërt të anësorit kanadez.

“Nuk e di se çfarë po ndodh me TJ. Kjo është diçka që nuk mund ta kontrolloj. Ai është ende këtu dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë trajneri i Club Brugge në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Lexo po ashtu Interi gjen zëvendësimin e Cuadrados te Club Brugge

Është raportuar se Buchanan nuk është i gatshëm të diskutojë një marrëveshje të re me klubin e tij aktual. Kontrata e tij me Club Brugge skadon në qershor 2025.

Inter dhe Manchester City janë të interesuar për 24-vjeçarin dhe disa burime në Itali pohojnë se lojtari tashmë ka dhënë dritën jeshile për t’iu bashkuar Nerazzurrëve në afatin kalimtar të janarit.

Gjigantët e Serie A janë të interesuar për një marrëveshje fillestare huazimi me një detyrim blerje në qershor, por nuk kanë arritur ende një marrëveshje me belgët, të cilët janë të përgatitur të shesin Buchanan për të paktën 12 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version