Site icon Telegrafi

Bryant rikujton momentin kur Ronaldinho ia prezantoi Messin si 17 vjeçar: Njihu me djaloshin që do të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave (Foto/Video)

Legjenda braziliane, Ronaldinho, e kishte kuptuar talentin e Lionel Messit kur ai ishte shumë i ri te Barcelona.

Gjatë kohës kur braziliani luante te katalunasit, ata ishin të pandalshëm dhe e kishin pushtuar Evropën.

Bryant dhe Ronaldinho janë miq të mirë

Në atë kohë, Blaugranët ishin në një turne në Los Angeles, ku Ronaldinho ishte takuar me mikun e tij, yllin e L.A. Lakers, Kobe Bryant.

Lexo po ashtu Dhjetë treshet sulmuese më të mira në shekullin 21 (Foto)

Ndërsa në një intervistë të mëhershme, legjenda e basketbollit amerikan e ka treguar si ka rrjedhur ngjarja.

Ronaldinho e kishte kuptuar talentin e Messit

“Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Angeles. Ronaldinho, të cilin e kisha mik të mirë, isha duke biseduar me të dhe ai më tha: ‘Kobe, shiko, do të njoftoj me djaloshin që do të bëhet lojtari më i mirë i të gjitha kohërave'”.

“Unë i thashë: ‘Çfarë? Ti je më miri’. Por ai më tha: ‘Jo, jo. Ky djalosh këtu do të bëhet më i miri. Ndërsa ai djalosh ishte Lionel Messi, i cili ishte vetëm 17 vjeçar”, ka treguar Bryant në rrëfimin e tij.

Ai djalosh sot po e mahnit botën

Ronaldinho ka luajtur te Barcelona gjatë viteve 2003-2008 duke e fituar dy herë La Ligan dhe Superkupën e Spanjës, si edhe Ligën e Kampionëve.

Lexo po ashtu “Ronaldinho më tha: Messi, më i madhi që ka jetuar ndonjëherë”

Ai e ka fituar edhe titullin e Serie A me Milanin (2010/2011), si edhe Kampionatin Botëror me Brazilin (2002). /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=MI5YXWwzlA8

Exit mobile version