Site icon Telegrafi

Bruno Fernandes do të flasë me klubin befasues për transferimin e verës pas Euro 2024

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes thuhet se do të flasë me një klub shokues në lidhje me një transferim pas Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

Fernandes është padyshim lojtari më i rëndësishëm i Unitedit dhe kapiteni shënoi 10 gola dhe regjistroi tetë asistime në Ligën Premier sezonin e kaluar.

Por, ylli portugez është lidhur me një largim nga United gjatë afatit kalimtar të verës.

Vetë Fernandes madje la të kuptohet për një largim kur tha: “Natyrisht, kjo nuk varet vetëm nga unë, apo jo?”, pasi u pyet për të ardhmen e tij në maj.

Thuhet se ka pasur interes të fortë nga Superliga e Arabisë Saudite, të cilët synojnë të rekrutojnë edhe më shumë lojtarë të nivelit elitar.

Sipas një raporti të ri nga gazetari Rudy Galetti, duke shkruar për TEAMtalk, pretendon se Fernandes është i gatshëm të pranojë oferta nga sauditët.

Ka një propozim në tryezë nga drejtuesit sauditë dhe Fernandes me sa duket u ka thënë drejtuesve se do të dëgjojë ofertën e tyre pas Euro 2024.

 

Fernandes është aktualisht me Portugalinë në Gjermani dhe do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet me Francën në çerekfinale sot (e premte).

Interesi nga Arabia Saudite, konkretisht nga Fondi i Investimeve Publike, daton që në nëntor të vitit 2023 kur u bë komunikimi i parë.

Lexo po ashtu Fabrizio Romano zbulon se agjenti i Bruno Fernandesit u takua me 'klubet më të mira evropiane'

Ka edhe interesim nga Barcelona dhe Bayern Munich por ka “presion të fortë” nga sauditët dhe takimi i ardhshëm me negociatorin shihet si një “hap i rëndësishëm”.

Fernandes ka ende një kontratë deri në vitin 2026 dhe besohet se ai ende do të preferonte të qëndronte në Old Trafford.

Megjithatë, paratë në tryezë mund të rezultojnë joshëse me Fernandes që po i afrohet ditëlindjes së tij të 30-të. /Telegrafi/

Exit mobile version