Mesfushori kreativ i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka qeshur me zërat që e lidhin atë me një transferim te Barcelona.
Fernandes ka qenë i lidhur kohëve të fundit me Blaugranat në shtypin katalunas, pasi ka humbur vendin e titullarit që nga ardhja e trajnerit Ralf Rangnick.
Por, ylli portugez këmbëngul se thashethemet nuk janë të vërteta, duke u tallur me raportet mbrëmë.
Ai ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të postuar në lidhje me këto thashetheme të transferimit.
“Mendova se e nisëm Vitin e Ri disa ditë më parë, por duket se tashmë është 1 Prilli!”.
“Apo kjo është vetëm një tjetër pjesë e gazetarisë së keqe?”, ka shkruar Bruno.
Ndruyshe, përveç Brunos edhe plot lojtarë tjerë janë lidhur me një largim nga Old Trafford, me mediat që e kanë cilësuar si eksod. /Telegrafi/