Telegrafi

Brozovic takohet me Ronaldon pas kalimit të kroatit në Al Nassr – ylli portugez e priti ngrohtësisht

Klubi Saudit Al Nassr ka nisur përgatitjet për sezonin e ri, por pa dy lojtarët më të vlefshëm të tyre – Marcelo Brozovic dhe Cristiano Ronaldo.

Dyshja munguan në pjesën hapëse të përgatitjeve, por tashmë skuadra e Al Nassr është kompletuar.

Përgatitjet e klubit në Portugali i është bashkuar dje edhe përfaqësuesi kroat Brozovic.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Marcelo Brozovic

Kroati është takuar me yllin e skuadrës dhe lojtarin më të madh të kampionatit saudit, Cristiano Ronaldon, me të cilin kanë shkëmbyer përqafime.

Kur Brozovic mbërriti për herë të parë në stërvitje, ai duhej të kalonte nëpër kordonin e shokëve të skuadrës.

Al Nassr ka të planifikuara edhe pesë ndeshje miqësore deri në fund të përgatitjeve dhe kulmi i përgatitjeve do të jenë ndeshjet kundër PSG-së dhe Interit në fund të korrikut.

Para kësaj ata do të luajnë kundër Celta Vigos dhe Benficas. /Telegrafi/