Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, ia ka pëlqyer lajmet që i kanë dalë para në rrjetin social Instagram ku konfirmohet se Mauro Icardi nuk është më kapiten.
Nerazzurrët njoftuan të mërkurën, se argjentinasi nuk do të jetë më kapiten, ndërsa Samir Handanovic do ta marr këtë përgjegjësi.
Në aktivitetin e tij të fundit të Instagram, Brozovic ka pëlqyer tri postime të që raportojnë për këtë lajm.
Marcelo Brozovic "liked" a comment where they announced Icardi's captaincy has been removed pic.twitter.com/nyt0v5WGgn
— Ifeanyi (@SerieAinEnglish) February 13, 2019
Është e paqartë nëse kroati është i lumtur me vendimin e klubit për të hequr Icardi nga kapiteni, apo që në vend të tij është bërë Handanovic.
Portier është me klubin që nga viti 2012.
Icardi madje nuk është ftuar as për ndeshjen e së enjtës ndaj Rapidit të Vijenës vlefshme për Ligën e Evropës.
Brozovic kishte ardhur te Interit nga Dinamo Zagreb dhe është një nga lojtarët kryesor të klubit. /Telegrafi/