Telegrafi

Brozovic kërkohet nga Conte

Sipas raporteve të fundit të medieve, mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është subjekt i interesit nga ekipet angleze, Chelsea dhe Tottenham Hotspur.

23-vjeçari kroat e ka gjetur veten jashtë planeve të trajnerit Frank de Boer, duke bërë vetëm dy paraqitje deri më tani këtë sezon.

Sipas Fichajes.net, reprezentuesi kroat është një objektiv real për Antonio Conten, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Zanetti: Brozovic nuk e respektoi Interin

Trajneri italian është i prirur për të rritur mundësitë e tij në mesfushë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Edhe rivalët e Londrës, Tottenham gjithashtu thuhet të jenë të interesuar në sigurimin e shërbimeve të Marcelo Brozovic. /Telegrafi/