Telegrafi

Brozovic afër kalimit te Liverpooli – Klopp e kishte pranuar më parë se e admiron lojën e kroatit

Liverpooli thuhet se është shumë afër të transferojë Marcelo Brozovicin nga Interi në këtë afat kalimtar veror.

Jurgen Klopp më parë kishte deklaruar se është një admirues i lojës së kroatit dhe shpirtit të tij luftarak në çdo ndeshje.

Sipas asaj që raporton FC Inter News, Antonio Conte mund të shesë mesfushorin, për të investuar në transferime të reja.

.

Nerazzurët duan që të përforcojnë skuadrën për edicionin e ri dhe lehtësisht mund të lejojnë largimin e Brozovicit.

Për t’i marrë shërbimet e tij, Liverpooli duhet të paguajë 60 milionë euro, shumë kjo jo aq e lartë për The Reds.

Klopp nuk ka nevojë për shumë transferime, pasi tashmë ka ndërtuar një skuadër të fuqishme, derisa Brozovic mund të qëndrojë edhe në formacion të dytë. /Telegrafi/