Site icon Telegrafi

Brown forcon përçarjen mes Ritës dhe Rihannas

Rita Ora është duke përjetuar sukses të madh me këngën e re, “Body On Me, mirëpo bashkëpunimi me Chris Brown duket se ka nxitur një armiqësi të re me ish-të dashurën e këngëtarit, Rihanna.

Në një intervistë për The Sun, shqiptarja e famshme është pyetur rreth rivalitetit me kolegen e saj nga Barbadosi, ndërsa fjalët e 24-vjeçares ishin: “Është ajo që është. Unë jam një fanse. Një fanse e madhe”.

Ajo ka shtuar më tej se nuk i pengon krahasimi që i bëhet me Rihannan, sepse ajo është një artiste mahnitëse.

Thashethemet për ekzistimin e një armiqësie mes Ritës dhe Ririt u rishfaqën këtë muaj, pasi burime pranë krijueses së hitit “Diamonds” kanë thënë se asaj nuk i ka pëlqyer fakti që Ora ka bashkëpunuar me Brown.

“Nuk është humbur dashura ndërmjet tyre (Rihannas dhe Rita Orës), por ky është një shembull tjetër i asaj që Rihanna e percepton si mungesë respekti nga Rita”, ka thënë një burim për Urban Islandz.

Megjithatë, ka qenë Rihanna e para që nuk e ka respektuar Ritën, pasi në muajin maj nuk e kishte lejuar të merrte pjesë në pasndejën e Met Gala. /Telegrafi/

Exit mobile version