Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se në takimin e të martës me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev nuk ka folur për mundësinë që vendi fqinj ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Madje sipas Brnabiç kjo nuk ka ndodhur as me ambasadoren maqedonase, Verma Jovanovska, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Asaj i është kërkuar nga mediat që ta komentoj një gjë të tillë, por që ka thënë se kjo nuk ka qenë tema e takimeve që ka zhvilluar me Zaev dhe Jovanovska. Ajo vetëm ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën dhe se me Maqedoninë kanë raporte shumë të mira.