Britanikja Heidi Agan prej më shumë se 10 vitesh udhëton nëpër botë dhe fiton para të majme si sozia e Kate Middleton.
Heidi në Britani të Madhe është yll i sojit të saj, dhe prej më shumë se 10 vitesh jeton falë pamjes që e ka, transmeton Telegrafi.
Vazhdimisht blenë rrobat sikurse të Kate Middleton, grimohet si ajo, bartë stoli të ngjashme dhe ka frizurë të njëjtë, e shumë pretendojnë se ngjashmëria e tyre është për t’u habitur.
Para dasmës së Kate Middleton dhe Princit William, të njohurit e Heidit i tregonin vazhdimisht se sa shumë i ngjante princeshës së ardhshme, dhe më pas ajo mori zemër dhe kontaktoi agjencinë për sozitë. Prej asaj kohe, ajo jeton nga ngjashmëria që e ka me princeshën.
Ajo xhiron reklama dhe merr pjesë në evente të ndryshme, kurse pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II ka edhe më shumë punë, duke marrë parasysh se Kate Middleton është bërë Princesha e Uelsit.
Për shkak të pamjes, thotë se merr qindra oferta për martesë por edhe kërcënime me vdekje.
“Kur më ndodhi për herë të parë, kam qenë e habitur me sasinë e urrejtjes që vjen nga njerëzit, kurse tani kam mësuar se disa gjëra nuk mund të ndryshohen. Çdokush ka opinionin e tij”, thotë Agan. /Telegrafi/