Një grua vdiq pasi një shtrat “i dëmtuar” i stilit osman ra dhe e futi në kurth, tha një mjek ligjor.
Helen Davey, 39 vjeç, ishte mbështetur mbi zonën e magazinimit kur platforma e dyshekut u rrëzua “papritur” në qershor, në shtëpinë e saj në Seaham të Britanisë së Madhe.
Mjeku i lartë ligjor i Durham dhe Darlington, Jeremy Chipperfield, tha se një nga dy pistonët e shtratit ishte “me defekt” dhe i ka bërë thirrje qeverisë të veprojë për të parandaluar vdekjet e ardhshme.
Për koment është kontaktuar Departamenti për Biznes dhe Tregti. Hetimi, më 4 tetor, arriti në përfundimin se vdekja e Davey ishte aksidentale.
Një raport i mjekut tha se qafa e saj ishte bllokuar në sipërfaqen e sipërme të panelit anësor të bazës së shtratit.
Në pamundësi për të liruar veten, Davey, e cila kishte lindur në Hartlepool, vdiq nga “asfiksia pozicionale”, u tha ndër tjera në raport.
Në një raport të Parandalimit të Vdekjeve të Ardhshme (PFD), mjeku ligjor tha se ekzistenca dhe përdorimi i mekanizmave të shtratit që dështojnë “paraqet rrezik për jetën”. /Telegrafi/