Telegrafi

Britanikët do të dërgojnë raketa Brimstone në Ukrainë

Javën e kaluar, kryeministri britanik, Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar po shqyrtonte mënyrat se si Ukraina mund të furnizohej me raketa kundër anijeve, duke përfshirë montimin e raketave Brimstone në automjete.

Tani, ministri i mbrojtjes James Heappey u ka thënë deputetëve se puna për përshtatjen e raketave ka përparuar aq shpejt sa mund t’i dërgojnë ato “në javët e ardhshme”, raporton bbc.

Ky dërgim i fundit i planifikuar është një përgjigje ndaj kërkesave të Kievit zyrtar për raketat tokësore me rreze të gjatë.

Raketat e squfurit janë projektuar për t’u përdorur kundër objektivave tokësore dhe detare me lëvizje të shpejtë dhe zakonisht gjuhen nga aeroplanët.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar me bombardime edhe sot duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/