Telegrafi

Britanikët pretendojnë se rusët nuk e kanë ndryshuar objektivin pavarësisht tërheqjes, goditet infrastruktura në Kiev

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar sot të dhënat më të fundit sa i përket luftës në Ukrainë – duke theksuar se Rusia ka zhvendosur trupat, por duket se nuk i ka ndryshuar objektivat. Dëshmi për këtë janë shpërthimet që ndodhën gjatë fundjavës që zgjuan banorët e Kievit.

“Edhe pse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në lindje të Ukrainës, qëllimi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë. Është e vendosur që të tentojë ta detyroj Ukrainën të heq dorë nga orientimi euroatlantik, dhe të konfirmojë dominimin rajonal”, thuhet ndër tjera në raport, transmeton Telegrafi.

Mbrëmë është goditur infrastruktura në periferi të Kievit, kurse raporti i inteligjencës britanike flet sesi forcat ruse po vazhdojnë grumbullimin e mjeteve ushtarake në Bjellorusi, që më pas të nisen drejt lindjes së Ukrainës.

“Ata po vazhdojnë të godasin caqet ukrainase në lindje të vendit, ku Rusia planifikon të rifillojë ofensivat”, thanë britanikët në raport. /Telegrafi/