Krerët e ushtrisë britanike janë duke hartuar planin sesi të dërgojnë mjetet të blinduara në Ukrainë, raporton The Times.
Ministria britanike e Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e dërgimit të veturave të blinduara për patrullim siç janë Mastiff apo Jackal, që zakonisht përdoren për patrullim në një rreze të gjatë, transmeton Telegrafi.
Këto vetura do t’i lejonin ushtarët ukrainas që të shtyjnë edhe më larg vijës së frontit ushtarët rusë.
E më shumë ndihmë nga Britania nënkupton predha anti-tank dhe sistem mbrojtës kundërajror. /Telegrafi/