Qeveria e Britanisë së Madhe i ka vendosur sanksione 11 individëve që thuhet se janë anëtarë të një grupi rus që kryejnë krime kibernetike.
“Këta kriminelë kibernetikë lulëzojnë nga anonimiteti, duke lëvizur në hijet e internetit për të shkaktuar dëme maksimale dhe për të zhvatur para nga viktimat e tyre”, tha në një deklaratë Sekretari i Jashtëm, James Cleverly, transmeton Telegrafi.
“Duke zbuluar identitetet e tyre, ne po prishim modelet e tyre të biznesit dhe po e bëjmë më të vështirë për ta që të synojnë njerëzit tanë, bizneset dhe institucionet tona”, tha ndër tjera Cleverly.
Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), e cila kreu hetimin kompleks për këta individë, vlerëson se grupi ishte përgjegjës për zhvatjen e të paktën 27 milionë funteve nga 149 viktima në Britani të Madhe.
Sulmuesit kërkuan të synonin spitalet, shkollat, autoritetet lokale dhe bizneset në Britani të Madhe.
Sanksionet e vëna janë pjesë e një përpjekje të koordinuar me Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/