Site icon Telegrafi

Britania e Madhe do ta shpallë grupin mercenar rus Wagner organizatë terroriste

Grupi mercenar rus Wagner do të shpallet organizatë terroriste në Britani të Madhe, e kjo do të thotë se çfarëdo ndihme e ofruar për këtë grup do të konsiderohet vepër e rëndë penale.

Një draft që do të paraqitet në parlamentin britanik do të lejonte që pasuritë e Ëagner të klasifikoheshin si terroriste dhe të sekuestroheshin.

Sekretarja e Jashtme britanike, Suella Braverman, tha se Wagner ishte “një mjet ushtarak i dhunshëm dhe shkatërrues i Rusisë së Vladimir Putinit”, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ukraina tregon humbjet e mëdha të ushtarëve dhe armëve të Putinit - rusët “ngazëllehen” me pamjet e një tanku të shkatërruar britanik që ishte përdorur edhe në Kosovë

Ajo shtoi se pjesëmarrja e Wagnerit në Ukrainë dhe Afrikë, është “kërcënim për sigurinë globale”.

“Wagner po vazhdon me aktivitet të destabilizimit që shërben për qëllime politike të Kremlinit. Ata janë terroristë, është e qartë”, shtoi Braverman.

Ky grup mercenar rus ka luajtur rol të rëndësishëm në pushtimin rus të Ukrainës, e vepron edhe në Siri dhe vendet afrikane përfshirë Libinë dhe në Mali.

Anëtarët e këtij grupit akuzohen për një sërë krimesh përfshirë torturimin dhe vrasjen e civilëve ukrainasve.

Lexo po ashtu Pilotit rus të helikopterit që dezertoi, do t’i jepen 500 mijë dollarë shpërblim nga ukrainasit

Shtetet e Bashkuara akuzuan pjesëtarët e Wagnerit në vitin 2020 se kanë minuar Tripolin në Libi, kurse në qershor Britania e Madhe njoftoi se “kanë bërë keqtrajtime dhe ekzekutime në Mali”.

Themulesi i Wagner, Yevgeny Prigozhin humbi jetën nga rrëzimi i aeroplanit më 23 gusht dhe u varros në Shën Petersburg.

E në listën britanike të organizata terroriste fitojnë edhe grupet si Hamasi dhe Boko Harami. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version