Telegrafi

Britania e Madhe mbyll kufijtë për emigrantët e pakualifikuar, këto janë kushtet që duhen plotësuar  

Britania e Madhe do të mbyllë kufijtë e saj për punëtorët e pakualifikuar dhe për ata që nuk e flasin gjuhën angleze.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, ky vendim ka ardhur si pjesë e një rregullimi themelor të ligjeve të migracionit dhe sipas tyre do t’i japin fund epokës së punës së lirë të BE-së, si në fabrika, depo, hotele dhe restorante.

Raportohet se qeveria në Britani të Madhe po përdor këtë mundësi, për të marrë kontrollin e plotë të kufijve britanikë për herë të parë në dekada.

Mirëpo lidhur me këtë vendim kanë reaguar drejtuesit e industrisë duke e konsideruar si sulm ndaj ekonomisë, dhe mbi të gjitha kanë paralajmëruar pasoja katastrofike me humbje të vendeve të punës si dhe mbylljen e fabrikave.

Ndërkaq udhëheqësit e institucioneve, janë deklaruar se është koha që bizneset të heqin dorë nga vendet e ofruara për emigrantët.

Më poshtë janë disa pika të caktuara nga Britania e Madhe, për kushtet që duhen plotësuar për të punuar atje.

Kushdo që dëshiron të vijë në Britaninë e Madhe për të punuar, duhet të ketë një ofertë pune me një prag pagash prej 25,600 funte, megjithëse paga prej 20.480 funte do të jetë e pranueshme në raste të veçanta.

Nuk do të ketë rrugë për personat e vetëpunësuar që vijnë në Britaninë e Madhe, konkretisht për personat që janë të papunë.

Në pikën e kontrollit kufitar nuk do të pranohen më kartat e identitetit nga vendet si Franca dhe Italia, kjo nënkuptohet pasi do të jetë një përpjekje për të hequr punëtorët që nuk janë pjesë e BE-së, që janë të pajisur me karta identiteti të falsifikuara ose të vjedhura.

Një numër i vogël i punëtorëve me aftësi të mëdha do të lejohen të hyjnë pa punë.

E drejta e artistëve, argëtuesve, sportistëve dhe muzikantëve për të hyrë në shfaqje, gara dhe audicione do të jetë shqyrtohet. /Telegrafi/