Site icon Telegrafi

Britania i dërgojë gabimisht e-mail të klasifikuara aleatit të Putinit

Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar i dërguan e-mail që përmbanin informacion të klasifikuar një aleati të ngushtë rus.

Një “numër i vogël” mesazhesh të destinuara për departamentin e mbrojtjes së SHBA-së u dërguan në Mali për shkak të mungesës aksidentale të shkronjës “i” në një adresë elektronike.

Zyrtarët britanikë i dërguan emailet në një adresë që përfundonte me domenin “.ml” të kombit afrikano-perëndimor, në vend të “.mil” të Pentagonit.

Lexo po ashtu Ushtria amerikane dërgoi aksidentalisht miliona email në një vend që është aleat i Rusisë

I njëjti gabim u zbulua javën e kaluar në SHBA që rezultoi me dërgimin e miliona emaile ushtarake tek shteti i Malit, raporton skynews.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se “ne kemi hapur një hetim pasi një numër i vogël email-esh u përcollën gabimisht në një adresë të pasaktë të postës elektronike. Ne kemi besim se ato nuk përmbajnë asnjë informacion që mund të rrezikojë sigurinë operacionale ose të dhënat teknike. I gjithë informacioni i ndjeshëm ndahet në sisteme të krijuara për të minimizuar rrezikun e keqdrejtimit”.

Ndërkohë, Vladimir Putin ka premtuar grurë falas për Malin pas ndërprerjes së marrëveshjes me Ukrainën për drithëra.

Mercenarët e Wagnerit gjithashtu janë të vendosur në Mali për të luftuar përkrah ushtrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version