Brigada ukrainase Azov ka kryer një sulm mbi pozicionet ruse në Korenevsky, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese.
Ukrainasit sulmuan istikamet brenda të cilave ishin fshehur rusët – të cilët zihen në befasi në orët e para të mëngjesit, transmeton Telegrafi.
Operatorët ukrainas të dronëve fillimisht vëzhguan terrenin dhe sapo lokalizuan rusët, këmbësoria u nis në aksion.
Ata realizuan pamje nga kjo betejë e përgjakshme me kamerat që i kishin të vendosura në helmeta.
Gjatë këtij operacioni, rusët kanë humbur edhe shumë municion e armë, përpos ushtarëve që u zunë në befasi nga ukrainasit që u futën nëpër istikame.
Pamjet e publikuara më poshtë janë të rënda për personat nën moshën 18-vjeçare, dhe tregojnë çmimin që janë duke e paguar ushtarët e Putinit për pushtimin që e filluan dy vite e gjysmë më parë. /Telegrafi/