Telegrafi

Brigada Lyud, policët ukrainas ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse në Toretsk dhe Vonvchansk – me tërë forcën luftojnë kundër rusëve

Policët ukrainas i janë bashkuar ushtarëve të vendit të tyre për të ruajtur pozicionet mbrojtëse kundër rusëve në qytetet Toretsk dhe Vovchansk.

Brigada Lyut që do të thotë i “tërbim”, kanë filmuar veten duke mbrojtur pozicionet e tyre nëpër istikame në afërsi të Toretsku në rajonin e Donbasit, transmeton Telegrafi.

Komandanti dhe njësia e tij shkrepën breshëri plumbash mbi ushtarët rusë, që tentuan të avancojnë drejt pozicioneve të tyre.

Lyut është formuar në vitin 2023 nga pjesëtarë të tri brigadave, të cilët kanë luftuar kundër rusëve në rajonin e Donbasit që nga viti 2014.

Brigada përbëhet kryesisht nga policët që kanë shërbyer në rajone të ndryshme dhe tani kanë vetëm një mision – dëbimin e trupave ruse nga territori i Ukrainës. /Telegrafi/