Telegrafi

Brigada e 30-të e Ukrainës vazhdon “pastrimin e terrenit” në Bakhmut nga trupat ruse – pamje nga distanca

Ukraina ka publikuar disa pamje ku godasin trupat e forcave ruse në një fushë të hapur afër Bakhmutit.

Në këtë zonë, mund të shihen katër ose pesë ushtarë të cilët po vraponin drejt një pozicioni të caktuar ku shihej një makinë e prishur, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, pasoi një shpërthim i madh aty pranë nga forcat e Ukrainës. Ndonëse po tentonin të iknin droni i ndiqte dhe dinte për pozicionin e tyre.

Përndjekja e tyre u krye nga brigada e 30-të pranë Bakhmutit, ku janë zhvilluar deri më tani betejat më të përgjakshme prej se ka filluar pushtimi rus./Telegrafi/