Telegrafi

Brezovica vazhdon të menaxhohet nga Serbia

Foto: Ilustrim

Qendra Turistike e skiimit, në Brezovicë,vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, andaj në këtë ndërmarrje shoqërore të gjitha të hyrat nga vizitorët në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë.

Drejtoria e kësaj qendre nuk jep llogaridhënie tek autoritetet komunale të Shtërpcës si biznes që zhvillohet brenda territorit të kësaj komune. Ndërsa sipas zyrtarëve borxhi ndaj ATK-së është 4 milionë e gjysmë euro.

Nënkryetari i Komunës së Shtërpcës, Beqir Fejzullahu, ka thënë se ndërmarrja shoqërore e Serbisë “INEX” në Brezovicë vazhdon të menaxhohet nga strukturat serbe pa dhënë ndonjë llogaridhënie tek organet komunale, shkruan Koha Ditore. Pavarësisht kësaj, sipas tij, me të hyrat vetjake nga vizitorët kjo ndërmarrje po mundohet me shumë vështirësi t’i sigurojë pagat e 250 punëtorëve.

Ndërkaq, Avdi Jakupi, menaxher në Administratën Tatimore të Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka thënë se ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat