Telegrafi

Brez i ri i Suzuki Vitaras (Video)

Suzuki ka publikuar foton e parë dhe një video të shkurtër të brezit të ri të “Vitara”, në prag të prezantimit që do të bëhet në fillim të tetorit, në Paris.

Nëse dizajni i ri i Vitaras ju duket i njohur, kjo është për shkak se kjo makinë ka marrë detaje stilistike nga koncepti i Suzuki N-4, i cili ishte prezantuar në Frankfurt, në vitin e kaluar.

Suzuki ka vendosur që automjetit t’i kthejë etiketën Vitara, pasi që në modelin SUV, për një kohë e ka përdorur emrin Vitara Grand.

Kur në vitin 2015 del në shitje, makina do të jetë në dispozicion me motorët me benzinë dhe me naftë. Ky Suzuki do të jetë modeli më ekonomik.

Më shumë detaje dhe foto do të publikohen së shpejti, por deri atëherë ju mund të shihni videon promovuese. /Telegrafi/