Toyota mbajti titullin e markës më të vlefshme të veturave në 2018, pasuar nga Mercedes në të dytin dhe BMW në vendin e tretë.
Vlera e markës japoneze është rritur me 5% krahasuar me vitin 2017, dhe tani arrin në 29.99 miliardë dollarë, shkruan në raportin e tij vjetor për vitin 2018, Kantar Millward Brown.
Kjo kompani, e cila është e angazhuar në hulumtimin e tregut dhe renditjen e markave globale, vlerësoi vlerën e Mercedes me 25.68 miliardë dollarë, ndërsa BMW kap vlerën 25.62 miliardë.
Përndryshe, këto dy auto-marka gjermane zëvendësuan vendet në listë krahasuar me 2017, kur BMW mbajti numrin dy dhe Mercedes ishte në vendin e tretë.
Mercedes shënoi rritje në tregjet kryesore si Kina, Brazili dhe Rusia. Nga pozicioni i 4-të në pozitën e 10-të në këtë listë janë renditur: Ford, Honda, Nissan, Audi, Tesla, Maruti Suzuki dhe Volkswagen. /kp/Telegrafi/