Telegrafi

Brenda tre minutash në derbin mes Liverpoolit dhe Arsenalit, shënohen dy gola

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Liverpoolit pas 25 minutash lojë në Anfield.

The Reds ishin duke e dominuar takimin, mirëpo janë The Gunners që kanë realizuar golin e parë.

Ishte Alxander Lacazette që tundi rrejtën e Alisson Becker në minutën e 25-të, duke ndezur edhe më shumë derbin e Ligës Premier.

Por, skuadra londineze nuk arriti të mbante për shumë gjatë epërsinë, pasi Sadio Mane shënoi në minutën e 28-të nga një asistim i Mohamed Salah

Dy skuadrat po përballen në kuadër të javës së tretë në ligën angleze në stadiumin Anfield Road. /Telegrafi/

https://twitter.com/FTTV10/status/1310662986869202947

https://twitter.com/Khalz10I/status/1310662588221530112