Telegrafi

Brenda shtëpisë së Noizyt, reperi tregon këndin e tij të relaksit (Foto)

Reperi i njohur Noizy është përfolur shumë herë në media për pasurinë e tij dhe jetën luksoze.

Të ardhurat e mira nga muzika i kanë lejuar reperit që të bëjë një jetë vërtet luksoze, madje së fundmi u raportua se përveç muzikës, ai po mendon të merret edhe me biznes, duke hapur dy “shisha bar”, një në Durrës dhe tjetrin në Tiranë.

Noizy është shumë aktiv në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi të ndryshme nga përditshmëria e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social SnapChat, ku shfaqet në një nga këndet më të preferuar në shtëpinë e tij luksoze.

Ai gjendej mu përpara televizorit duke shikuar një nga filmat e tij preferuar, gjersa duket se ky është një nga ambientet më të pëlqyer të Noizyt ku i pëlqen ta kalojë kohën. /Telegrafi/