Site icon Telegrafi

Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë

Të shtunën Kosova u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm, por që më së shumti preku qytetin e Pejës, duke marrë jetën e një nëne me djalin e saj.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Familjari i viktimave, Albert Ademaj, akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.

Lexo po ashtu Axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë nga bodrumi i banesës

“Veç Policia kanë qenë, më vonë është ardhur prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë trupin, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë, por me atë sjelljen e “rrugaçit”.

“Me pas e kemi thirr ambulancën dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme. Kemi shkuar poshtë dhe aty kemi menduar që është ardhur ambulanca, një kish qenë, por për një polic që është rrëzuar dhe ka thy krahun”.

Lexo po ashtu "Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra", familjari jep detaje nga rasti tragjik

“ Pyeta ku është ambulanca të çojmë për në spital, ndërsa përgjigjja e tyre ishte që nuk kanë qenë të informuar për këtë rast dhe nuk mundemi me marrë, sepse jemi ardhur për lëndim të krahut të një polici”, shtoi Ademaj.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e shtëpisë ku ndodhi tragjedia./Telegrafi/

Exit mobile version