Site icon Telegrafi

Brenda qytetit të Vuhledar – në vijën e frontit të Ukrainës – ku ‘gjithçka është bombarduar’

Qyteti minerar i goditur i Vuhledar qëndron i vendosur në një kodër në rajonin e Donetsk.

Bëhet fjalë për një qytet, një vend i shkretë ndërtesash të djegura, një tjetër “viktimë” e kësaj lufte të tmerrshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai mbahet nga ukrainasit, por po sulmohet vazhdimisht nga forcat ruse.

Atje ekziston një kërcënim i vazhdueshëm i një sulmi artilerie.

Qyteti në rajonin e Donetskut në lindjen e Ukrainës të kontestuar ashpër është shkatërruar absolutisht nga luftimet.

Përreth ka kratere predhash dhe raketa të pashpërthyera në tokë.

Lexo po ashtu Lufta në Ukrainë, Zelensky thotë se situata në Bakhmut po bëhet “gjithnjë e më e vështirë”

Në qytetin ku jetonin rreth 15,000 njerëz tani kanë mbetur vetëm “një grusht” prej tyre.

Nuk ka shërbime dhe civilët ende aty mbledhin ujërat e shiut nga tubat e kullimit për të mbijetuar.

Yemilia, një nga banorët, thotë se është e tmerruar gjatë gjithë kohës, por nuk ka ku të shkojë tjetër.

“Është vërtet e frikshme. Ne thjesht dalim (për të marrë ujë) por kryesisht, ne jemi në bodrum gjatë gjithë kohës – sepse nëse prisni jashtë, gjithçka bombardohet këtu. Është e vështirë, shumë e vështirë”.

Ndoshta asgjë nuk e përmbledh çmendurinë e kësaj lufte më shumë sesa ajo që po ndodh aty – shkatërrimi me shumicë i jetëve dhe pasurive të njerëzve.

Vuhledar, thuhet nga trupat që e mbrojnë atë, është strategjikisht i rëndësishëm pasi forcat ukrainase mund të synojnë linjat ruse të furnizimit nga këto pozicione.

Luftimet gjatë javëve të fundit kanë qenë të egra me Rusinë që sulmon me një ritëm të furishëm.

“Marinari”, një nga ushtarët, thotë se nuk ka rëndësi se sa burra do të vriten, të tjerë vazhdojnë të vijnë. /Telegrafi/

Exit mobile version