Telegrafi

Brenda pak minutave uji i rrëmben rrugët nëpër Gjilan

Reshjet e mëdha të shiut kanë filluar sërish në qytetin e Gjilanit.

Një qytetar ka dërguar video në adresën e Telegrafit të gjendjes aktuale të qytetit, ku shihen se rrugët brenda pak minutave janë bërë vështirë të kalueshme.

Në videot e dërguara nga një lexues i Telegrafit, shihet se edhe qarkullimi i veturave është vështirësuar, mirëpo për momentin nuk ka ndonjë paralajmërim për ndonjë rrezikë më të madhë.

Ndryshe, tash e disa ditë reshjet shiut kanë bërë që të ketë edhe vërshime të mëdha në disa pjesë të Kosovës. /Telegrafi/.