Gazetarët e CNN-it kanë treguar për herë të parë, se si njësitë brenda inteligjencës ushtarake ukrainase lansojnë dronët me rreze të gjatë veprimi Lityi në drejtim të Rusisë.
Gazetarët i kaluan dy ditë me pjesëtarët e kësaj njësie që përgatiteshin për lansimin e mbi 100 dronëve në territorin rus, në natën mes 28 dhe 29 shtatorit, transmeton Telegrafi.
Dronët ishin nisur drejt depove të municioneve, vagonët e trenave të mbushur me dronët iranian si dhe lokalizuan depot në periferi të fshatit Kotluban në rajonin Volgograd.
Distanca që duhej përshkuar këta dronë ishte mbi 600 kilometra dhe për këtë arsye përdoreshin dronët me rreze të gjatë veprimi.
Dy pjesëtarë të njësisë të njohur me nofkat Serge dhe Vector, u shpjeguan gazetarëve se dronët janë përgatitur në një lokacion të fshehtë. Dronët Liutyi mund të programohen për të shënjestruar objektivat në mbi 1 mijë lokacione brenda territorit rus.
Ekipi gjithashtu përdori dronë tjerë kamikaz përfshirë ata të prodhuar në Ukrainë që quhen Rubaka.
Vectori theksoi se këta dronë luajnë rol të rëndësishëm në suksesin e misioneve të tyre – me qëllimin e vetëm të hutojnë mbrojtjen kundërajrore ruse dhe që t’ju japin kohë të mjaftueshme dronëve Liutyi që të godasin objektivat. /Telegrafi/
Журналісти CNN уперше показали, як підрозділ, що входить до складу ГУР, запускає українські далекобійні дрони “Люті” по Росії.
Відео – CNN pic.twitter.com/SptdUorPdP
— Українська правда ✌️ (@ukrpravda_news) October 16, 2024