Kënëgtari Luiz Ejlli u bë një ndër personazhet më të komentuara të muajve të fundit në media.
Pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP Albania e ktheu në një emër të komentuar dhe kjo u përkthye edhe me arritje të shumta në rrjetet sociale.
Një dramë e madhe u zhvillua vetëm për llogarinë e tij të Instagramit, që u hap nga një mikeshë e tij pas hyrjes së artistit në BBVA.
Në një kohë të shkurtër llogaria grumbulloi mbi 700 mijë ndjekës, por pas ‘luftës’ që u bë për menaxhimin e faqes, ajo u mbyll përfundimisht.
Por, partnerja e tij dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Kiara Tito vendosi që të ia hapte sërish një të tillë nën menaxhimin e saj.
Dhe kur kanë kaluar më pak se dy javë nga hapja e llogarisë me emrin ‘ItsLuizEjlli’, tashmë kjo faqe ka grumbulluar 502 mijë ndjekës deri tani.
Ndërkohë, tani besohet se kjo llogari është në duart e Luizit, pasi këngëtari nga Shkodra të shtunën e 6 majit u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania. /Telegrafi/