Telegrafi

Brenda një furgoni të zakonshëm, ishin futur 51 persona (Video)

Policia e ndaloi një furgon, kur pa se po vozitet me vështirësi dhe se po luhatet në trafik.

Derisa në pjesën e përparme ishin shoferi dhe një udhëtar tjetër, në pjesën e pasme ishin futur 49 persona.

Ngjarja që ka ndodhur në provincën Guizhou të Kinës, i ka befasuar policët të cilët i kanë numëruar një nga një të gjithë udhëtarët, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ata ishin futur me vetëdëshirë në furgonin ku ishin hequr ulëset, në mënyrë që të kursejnë para.

Mbi shoferin rrëndon dënimi për mbingarkim të automjetit dhe tejkalim të përgjegjësisë. /Telegrafi/