Reperi i njohur Noizy përveç muzikës, kohëve të fundit ka vendosur të shtrijë investimin e tij edhe në biznes.
Dje (e diele), ai promovoi lokalin e tij më të ri “Rigels Shisha Lounge”, të hapur tashmë në qytetin e Durrësit.
Në një natë ku nuk munguan shumë prej fytyrave të njohura publike, miq e familjarë të reperit, kishte edhe të mysafirë specialë nga Kosova.
Një lokal i rregulluar bukur me shije dhe detaje të skanuara deri në imtësi, ishte enterieri i bukur që karakterizoi hapësirën e brendshme të “Rigels Shisha Lounge”.
Siç mësohet, arkitekti i këtij projekti ka qenë Ilir Llonçari, një arkitekt kosovar dhe drejtues i studios “Artec“.
Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga promovimi, si dhe takimi i reperit me arkitektin, i cili i është falënderues për projektin e punuar me mjeshtri për lokalin e tij të ri. /Telegrafi/