Një video amatore shfaq trupat ruse që po mbahen në “kampin e ndëshkimit” të Putinit, përkatësisht ushtarët e mobilizuar që po refuzojnë të luftojnë në Ukrainë.
Shumë prej tyre kanë përfunduar në qelitë e këtij kampi në rajonin e Donetskut, ku po vdesin urie dhe po kërcënohen me ekzekutim masiv nga ekipi i specializuar për ekzekutim, transmeton Telegrafi.
Media e pavarur ruse The Insider, ka arritur të intervistojë 21 prej ushtarëve që po mbahen në këtë kamp në Donetsk, që Putin së fundmi e aneksoi.
Shumica prej tyre në deklaratat e shkruara kanë theksuar se kanë refuzuar të luftojnë, pasi lufta e Putinit po bëhet kundër dëshirës së tyre.
Gratë dhe nënat e tyre thonë se ata po cilësohen si “tradhtarë”, dhe po përballen me presion që të tërheqin deklaratat e tyre. /Telegrafi/