Telegrafi

Brenda hapësirës së fshehtë, ku ukrainasit riparojnë armët perëndimore që u janë dhënë

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, vendet perëndimore i kanë dhuruar Kievit armë të sofistikuara për t’u mbrojtur nga agresioni rus.

Megjithatë armët e avancuara perëndimore dallojnë shumë nga ato me të cilat ishin mësuar ukrainasit t’i përdorin, transmeton Telegrafi.

Për këtë shumë prej tyre janë dërguar në vendet perëndimore për t’u trajnuar në riparimin e tyre, në rast se dëmtohen pjesërisht gjatë luftimeve me rusët.

Lexo po ashtu Pamjet e para të sulmit në urën e Krimesë, kreu i inteligjencës ukrainase: Po përgatisim më shumë aksione, do të jetë emocionuese

E një prej tyre është mekaniku i quajtur “John”, i cili tha për Reuters se është dashur kohë të mësojë sesi të riparojë makinerinë luftarake të marrë nga vendet perëndimore.

Megjithatë, vendi ku ai dhe kolegët e tij operojnë është shumë sekret, për shkak të natyrës së punës dhe faktit që nuk duhet zbuluar nga ana e forcave pushtuese se çfarë armë kanë në dispozicion.

John thotë se shpesh i duhet të konsultojë manualet për të riparuar këto mjete luftarake, të cilat për të në fillim ishin shumë të komplikuara, por që me kalimin e kohës filloi t’i “njoh” më mirë. /Telegrafi/