Site icon Telegrafi

Brenda festës së madhe të McGregor pas fitores ndaj Donald Cerrone

(Fotomontazh: Getty Images/Screenshot/Twitter)

Conor McGregorit i kanë mjaftuar vetëm 40 sekonda që të fitonte ndaj Donald Cerrones në duelin e zhvilluar në kuadër të ‘UFC 246’ në Las Vegas.

Irlandezi u rikthye me klas në tetëkëndësh me një triumf fantastik, prandaj nuk ka dyshim se festa ishte e madhe me një ndejë të organizuar në Encore Beach Club të ‘qytetit të mëkatit’ (ku kishte festuar edhe pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov).

Lexo po ashtu Mësohet shuma marramendëse e fituar nga McGregor për vetëm 40 sekonda

Që pas humbjes nga ylli nga Dagestani, 31-vjeçari nuk u ndesh për 15 muaj, ndërsa të shtunën mbrëma (mëngjesin e të dielës me kohën tonë) u kthye me klas duke e nënshtruar rivalin amerikan.

(Foto: Instagram/Screenshot/encorebeachclub)

Ai e nisi furishëm meçin dhe ia doli të arrinte te fitorja shumë shpejt, dhe natyrisht që festa ka qenë shumë e madhe më pas.

Është e kuptueshme që uiski i tij, Proper 12, ishte pija kryesore e ndejës, ku ishin të pranishëm miq dhe pjesëtarë të familjes së tij. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/Screenshot/encorebeachclub)

 

 

(Foto: Instagram/Screenshot/encorebeachclub)
Exit mobile version