Këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi ka festuar sot (e martë) ditëlindjen e saj të 26-të.
Me këtë rast ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.
Ndërkohë, motra e saj Eni së bashku me familjarët e tjerë kanë vendosur ta befasojnë sot Gretën me një festë surprizë.
Ata e kanë çuar atë në nga restorantet më të mira të Tiranës, ku tavolinat dhe gjithçka ishin rregulluar enkas për të.
Në festë nuk munguan shishet me verë dhe tullumbacet me mbishkrimin “Gëzuar Ditëlindjen”.
Eni ka qenë ajo, e cila është kujdesur që shumë nga këto momente t’i ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale.
Ndryshe, Greta Koçi festoi sot 26 pranvera, ndërsa 11 nga këto vite ajo i numëron si vite karriere, ngase ka nisur shumë e re të këndojë. /Telegrafi/