Site icon Telegrafi

Brenda festës së ditëlindjes të 28-të të Dua Lipës në Ibiza me miqtë dhe të dashurin Romain Gavras

Foto: Screenshot/Instagram

Dua Lipa festoi ditëlindjen e 28-të me miqtë në një udhëtim në Ibiza të Spanjës.

Këngëtarja, e cila kremtoi për ditën speciale të mërkurën, dukej sensacionale me një paraqitje – përpara se të hynte në një banjë akulli.

Krijuesja e hitit “Levitating” shfaqi figurën e mahnitshme në një palë bikini Gucci, që e kombinoi me një palë pantallona ngjyrë vjollcë.

Foto: Screenshot/Instagram

Ajo e kompletoi pamjen me një triko të shkurtër të kuqe si dhe me bizhuteri të ndryshme.

Lexo po ashtu Feston ditëlindjen e 28-të, Dua Lipa merr urime të veçanta nga prindërit

“Në ditëlindjen e 28-të. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Ylli i “Hotter Than Hell” zgjodhi dhe një çantë të vogël ngjyrë argjendi të markës Chanel.

Muzikantja aktualisht është duke pushuar në Ibiza me të dashurin e saj, Romain Gavras, 42 vjeç.

Foto: Screenshot/Instagram

Bashkë me të përveç shoqërisë e të dashurit është edhe motra e saj, Rina si dhe vëllai, Gjini.

Përpara udhëtimit në Spanjë, Dua ka qenë me pushime në Greqi si dhe në Shqipëri.

Foto: Screenshot/Instagram

I dashuri i saj theksojmë se është djali i regjisorit të famshëm greko-francez, Costa Gavras. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

 

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version